Holta Zaçaj njofton përfundimin e mandatit si kryetare e Gjykatës Kushtetuese

spot_img


Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese Holta Zaçaj ka thirrur ditën e sotme Mbledhjen e Gjyqtarëve për deklarimin e përfundimit të mandatit të saj. Në një njoftim për mediat, ajo ka bërë me dije se mbledhja u shty pasi nuk arriti në një vendimmarrje.

Zaçaj thotë se “Gjykata Kushtetuese duhet te jete e lirë nga presioni politik dhe mediatik që funksioni i saj si mbrojtës i parimeve kushtetuese të jetë i fortë dhe i besueshëm”

Sipas Zaçaj, mandate i saj përfundon në fund të vitit të 2025 dhe deri atëhere do të jetë në detyrë. Madje, ajo theksoi se lidhur me këtë çështje do t’i drejtohet Komisionit të Venecias, si organ këshillimor, për marrjen e një opinioni amicus curiae në lidhje me interpretimin e afatit kushtetues të qëndrimit në detyrë të gjyqtarëve kushtetues në përgjithësi dhe, në veçanti.

Gjyqtarja Holta Zaçaj ka filluar të ushtrojë detyrën si anëtare e Gjykatës Kushtetuese në datën 25 Janar 2023 dhe ka pasuar në detyrë gjyqtaren Vitore Tusha, e cila e kishte përfunduar detyrën si gjyqtare kushtetuese në datën 10 Mars 2017.

Mandati i gjyqtares Holta Zaçaj rregullohet nga neni 179, pika 3, i Kushtetutës, i cili parashikon se, me qëllim përtëritjen e rregullt të përbërjes së Gjykatës Kushtetuese, gjyqtari që do të zëvendësojë gjyqtarin të cilit i mbaron mandati në vitin vitin 2017, do të qëndrojë në detyrë deri në vitin 2025.

Sakaq, Gjykata e Lartë ka njoftuar se ka nisur procedurat për zëvendësimin e Holta Zaçajt, duke hapur aplikimet për një anëtar të ri në Gjykatën Kushtetuese. Ky veprim nënkupton se Gjykata e Lartë e konsideron datën 10 mars 2025 si fundin e mandatit të Zaçajt dhe ka marrë masat për plotësimin e vakancës që krijohet.

Latest articles

Related articles