Lita: Liderët politikë kanë marrë nga fondacioni Soros, jo vetëm njerëzit por edhe idetë. Ka kontribuar në të dy kampet

spot_img
Advertisements

Lavdrim Lita, analist dhe drejtor i Faktor.al tha në studion e MCN Informacion se fondacioni Soros ka kontribuar në dy anët e politikës.

Sipas Litës, krerët e qeverive kanë marrë nga fondacioni Soros jo vetëm njerëzit, por edhe idetë.

Ka financuar në ndërtimin e mediave të para në vend, shtypshkronjën e PD-së, ka financuar PD-në dhe më pas është bërë një mbështetëse e burimeve njerëzore të PS-së pas 98 e deri më sot. Ka kontribuar në dy anët e politikës

Përgjegjësinë kryesore për anën pozitive dhe anën negative të veprimtarisë të këtij fondacioni e kanë qeveritë që kanë qeverisur vendin sepse fondacionet janë shoqata, dhe jo administratë apo shtete, por kanë marrë nga platforma kozmopolite e Soros disa “produkte” dhe i kanë implementuar ata në qeverisjet. Qeverisjet i kanë dhënë më shumë hapësirë, këtyre planeve të ndërtuar nga ekspertët e fondacionit siç është dhe reforma në drejtësi, e votuar nga 140 deputetë dhe nga të gjitha partitë.

Në Shqipëri ka një alibi të madhe dhe ia faturojnë të gjitha gjërat dhe që gjithë pakënaqësia të devijohet tek fondacioni Soros dhe tek imazhi i George Soros për të fshehur mediokritetin e qeverisjes së tyre.

Këtu nuk ka pasur ndonjëherë platformë kombëtare të qeverisjes, apo platformë kombëtare të shtetit dhe qeveri të ndryshme, Rama Berisha , Nano dhe të tjerë kanë marrë nga fondacioni Soros jo vetëm njerëzit, por edhe idetë. Për shumë vite fondacioni ka qenë fidanishte e PS-së, kemi drejtues të lartë të saj dhe ministra që kanë dalë nga eksperienca e tyre. Një nga krerët e parë të bordit të Soros ka qenë Ismail Kadare, ka qenë Ilva Tare, apo të tjerë njerëz me kontribute në vend.

Në strategjinë e fondacionit Soros ka qenë çuarja përpara e disa axhendave liberale, progresiste që ata kanë pasur fushë të lirë për 30 vite dhe nuk kanë qenë të balancuar nga axhenda konservatore në vendin tonë.

Pra të gjitha ligjet me karakter të lirive, lirive seksuale, lirive të sipërmarrjes, të gjitha ligjet që janë produkt i parlamentit kanë qenë të suportuara me ekspertizë nga shoqata apo organizata të financuara nga fondacioni Soros. Jo të gjitha ligjet, por ligjet që kanë në interes ata.

spot_img

Latest articles

Related articles