Kryeministri Edi Rama mblodhi ditën e sotme Kryesinë e PS për të zyrtarizuar Blendi Klosin si drejtues politik të qarkut të Dibrës, por edhe ndryshimet e tjera. Blendi Goxhe në Qarkun e Tiranës, në zonën e Kombinatit.
Burimet bëjnë me dije se ministri Pirro Vengu i bashkohet Vlorës si mbështetës Bledi Çuçit.Ministri i Financave, Petrit Malaj, do të punojë krah Belinda Ballukut në Fier.
Fokus i mbledhjes ishin zgjedhjet e ardhshme parlamemtare.
Strukturave iu kërkua që të kenë angazhim maksimal.
Të njëjtat burime bëjnë me dije se në mbledhje prioritet iu dha edhe votës së diasporës.



