Bllofi i Xhafajt me komisionin Anti-SPAK, ekspertët janë ish-Kabineti i Gjonajt dhe i Fondacionit…

spot_img
Advertisements

Nuk kanë fund bëmat e Fatmir Xhafajt. Përveçse po punon nën rrogoz me komisionin e ashtuquajtur antikorrupsion, duket se po tenton të na hedhë hi syve.

Xhafaj e shet komisionin si një nismë që do të fusë në hulli institucionet kushtetuese dhe do të luftojë korrupsionin. E për këtë arsye, ai ka marrë pas vetes 91 ekspertë të jashtëm, që do të asistojnë në këtë projekt. Pak ditë më parë u bë e ditur se këta ekspertë do të marrin afro 500 mijë euro nga buxheti. Por përveç kësaj, ka dalë në dritë një element i ri.

Gjithë këto kohë Xhafaj shprehej se do të kishte ekspertë të huaj që do të asistojnë. Të gjithëve na shkonte mendja te specialistë të sjellë nga ambasadat e huaja, me qëllim që të mbahej në shina ky komision, pasi ka zëra se synimi i tij është të zhbëjë Reformën në Drejtësi. Mirëpo në fakt nuk është ashtu. Ka qenë vetë Fatmir Xhafaj që ka afruar 23 ekspertë “të huaj”. Arsyeja që po e vendosim në thonjëza është se në fakt ata janë shqiptarë.

Më datën 28 tetor, komisioni ka marrë një vendim për atashimin e ekspertëve të huaj dhe ndërkombëtarë, por nëse ne shohim emrat, duket qartë që janë shqiptarë. Ajo që i bën ata të “huaj” është fakti se një pjesë kanë studiuar jashtë, një pjesë jetojnë jashtë dhe po ashtu pjesa më e madhe punojnë në shtete të ndryshme. Dikush duhet t’i thotë Fatmirit se kjo nuk i bën ata të huaj

spot_img

Latest articles

Related articles