SHSHPFA Arben Kingji merr gradën “Gjeneral-lejtnant”

Pas dekretimit nga Presidenti i Republikës, pata nderin t’i dorëzoj sot gradën “Gjeneral-lejtnant” Shefit të Përgjithshëm të Shtabit të FA, Arben Kingjit, një bashkëpunëtor i shkëlqyer që nga dita e parë, por edhe një drejtues që ka ndërtuar një karrierë të spikatur me shumë mund, përkushtim dhe sakrifica.

Gjeneral-lejtnant Kingji meriton vlerësimet për forcën e karakterit, si një udhërrëfyes në mbrojtje të interesave kombëtare, në mbrojtje të dinjitetit të ushtarakëve dhe familjarëve të tyre, si dhe për kontributin në përmirësimin e gjithanshëm dhe modernizimin e FA.

Një moment i veçantë jo vetëm për karrierën e Gjeneral-lejtnant Kingjit, por edhe për Forcat e Armatosura, në krye të të cilave rikthehet « Ylli i Tretë », pas rreth një dekade e gjysmë.

Duke i uruar suksese dhe mbarësi Gjeneral Kingjit, jam besimplotë se nderimi ndaj gradave ushtarake përbën frymëzim për të gjithë gjeneratën e re të oficerëve në Forcat e Armatosura.

Mbrojtja

ForcatEArmatosura

Latest articles

Related articles