Gazeta greke me shkrim jo etik ndaj të rinjve shqiptarë që festuan Pavarësinë mes Athinës


Gazeta greke Newsbomb.gr ka publikuar një shkrim racist dhe gati-gati poshtërrues për të rinjtë dhe të rejat shqiptarë që festuan Ditën e Pavarësisë mbrëmjen e djeshme në sheshin Sintagma të Athinës.

Gazeta, e cila njihet për qëndrimet anti-shqiptare, pretendon se shqiptarët ishin organizuar për këtë manifestim, që siç shkruan, vjen vetëm pak kohë pas arrestimit të Fredi Belerit dhe mitingjeve të Edi Ramës në Greqi.

Në të vërtetë, festa e të rinjve shqiptarë në Athinë ishte kretj paqësore, spontane dhe e çiltër, duke mos shkaktuar asnjë incident.

Më tej, në artikull thuhet se nëse grekët do të kishin festuar në Shqipëri, do të ishin tërhequr zvarrë me dhunë. Një tjetër e pavërtetë, e një realiteti që të gjithë e njohim. Shqipëria ka toleruar edhe shfaqje më të ulëta raciste brenda territorit të saj.

Artikulli pretendon se të rinjtë shqiptarë thirrën “UÇK” dhe “Shqipëri Etnike”, çka është e pavërtetë, por edhe nëse do të kishin thirrur për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, sërish nuk ka asnjë element ekstremist. UÇK është një ushtri legjitime që historia i ka dhënë vendin e lavdishëm që meriton.

Gazeta greke pretendon se të rinjtë shqiptarë “prishën imazhin” sepse në atë moment po ndizeshin dritat e bredhit përpara Parlamentit grek.

Më tej, festa e shqiptarëve quhet si “propagandë” e mirëmenduar e Shqipërisë. Artikulli mbyllet me dy fjali që edhe nazistët e Hitlerit do të mendoheshin dy herë t’i shkruanin.

“Nuk e respektojnë as bukën që hanin e hanë në Greqi! Fjala turp nuk mjafton për të përshkruar imazhet specifike dhe tolerancën e propagandës së zezë të shqiptarëve”, përfundon artikulli

Latest articles

Related articles