Vetëm 5 ditë nga vrasja në një atentat të organizuar kundër Klaudio Prendit, djalit të ish-gjyqtarit të Krimeve të Rënda, Fran Prendi, policia e Tiranës është fokusuar në skanimit e pozicionit të një personazhi që njihet në kryeqytet si “Kleo i Freskut”.
Burime pranë policisë së Tiranës, thanë se “Kleo” deri në këtë fazë ku ndodhet hetimi, nuk është gjendur.
Ndërsa mësohet se ai ka lidhje miqësore me dy vëllezërit, Erlis dhe Leonard Duka, ky i fundit i arrestuar dhe po gjykohet në SPAK për vrasjen e Santiago Malkos, ndërsa vëllai tjetër Erlisi, vijon të jetë në kërkim.
Konflikti mes Klaudio Prendit dhe “Kleos së Freskut”, kishte nisur gati 5 ditë, para se të ndodhte ngjarja e rëndë në zonën e “Porcelanit” në Tiranë.
Sipas policisë, përplasja fizike mes dy personave ka ndodhur në zonën e njohur si “rrugica e Salës”, ku shkak i sherit besohet një shumë prej 10 mijë euro që Klaudio Prendit ia kishte borxh “Kleo i Freskut”.
Deri në këtë fazë ku ndodhet hetimi, kjo është pista kryesore ku policia e Tiranës, është përqëndruar në këtë vrasje, që tronditi Tiranës 5 ditë më parë