Basha: Gjykata Kushtetuese të rivendosë lirinë e qytetarëve për të caktuar deputetët

Kryetari i Partisë Demokratike-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, pas takimit me Presidentin Bajram Begaj, deklaroi për mediat se data e zgjedhjeve parlamentare të vitit 2025 është atribut i Presidentit, ndërsa standardet dhe procesi janë prioritet i opozitës.

Ai theksoi rëndësinë e listave të hapura dhe votës preferenciale, duke kërkuar që qytetarët të zgjedhin vetë deputetët e tyre, pa ndërhyrje nga “dhomat korruptive” të politikës. Basha bëri thirrje për votim elektronik dhe identifikim biometrik, pasi vetëm kështu garantohet përfshirja e diasporës dhe shmangien e manipulimeve zgjedhore.

Ai gjithashtu tha se qeveria po keqpërdor burimet publike dhe përfshirjen në manipulimin e zgjedhjeve, duke kërkuar një mobilizim qytetar dhe opozitar për ndryshim. Sipas tij, vetëm përmes teknologjisë dhe një mobilizimi total mund të sigurohen zgjedhje të lira dhe një alternativë shpresëdhënëse për Shqipërinë.

Fjala e kryetarit të PD-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, pas takimit në presidencë:

Pyetja: Zoti Basha i dhatë një datë Presidentit se kur duhet të mbahen zgjedhjet e ardhshme parlamentare?

Lulzim Basha: Shiko kodi ia kufizon mjaftueshëm presidentit, ngjarjet po kështu. Data është atribut i Presidentit, standartet dhe preocesi janë shqetësimi ynë. Dhe në veçanti tek standarti dhe te procesi, për ne është e rëndësishme që t’u jepet mundësia qytetarëve që t’i zgjedhin vet deputetët e ardhshëm dhe jo t’ua parazgjedhin në dhomag korruptive të vendimmarrjeve të lojtarëve të vjetër të politikës. Ndaj kam kërkuar nga presidenti i Republikës që të bëhet gjithçka për të ushtruar presion ndaj atyre që duan që dhe zgjedhjet e ardhshme t’i marin peng për veten e tyre. Në mënyrë që Gjykata Kushtetuese të jetë në zgjedhje të rivendos lirinë e qytetarëve për të zgjedhur vet deputeten dhe deputetin që duan në Kuvend përmes listave të hapura apo votës preferenciale. Siç e dini Gjykata Kushtetuese kishte përcaktuar dagën 26 nëntor për të dëgjuar ankesat tona për këtë çështje. Seanca është shtyrë me këkrkesën e palëve të tjera, palëve kundërshtuese, atyre që bashkuan votat për të mbyllur listat për datën 4 dhjetor. Po kaq e rëndësishme është ajo që paralajmëruam prej kohësh, vota e diasporës të bëhet efektive. Që vota e diasporës të bëhet efektive ka një zgjidhje, e kërkuar prej kohësh nga unë, nga forca politike që përfaqësoj që është votimi elektronik. Identifikimi biometrik, votimi dhe numërimi elektronik për shqiptarët kudo që jetojnë, në Shqipëri apo jashtë Shqipërisë. Sepse të gjithë e dimë që ka mijëra qytetarë shqiptarë të cilët janë larguar nga vendi dhe ndodhen shpeshherë në pozita jo tërësisht ligjore në vendet ku jetojnë dhe punojnë. Por që fal identifikimit biometrik dhe votimit e numërimit elektronik, nuk do të përjashtoheshin nga e drejta e tyre Kushtetuese për të dhënë votën e tyre. E njëjta gjë edhe për votuesit brenda vendit për të shmangur apo reduktuar kalvarin e gjatë të manipulimeve para dhe gjatë ditës së votimit dhe preoceseve të stërzgjatura dhe të kontestuara të numërimit, të cilët menjëherë do të zgjidheshin me anë të teknologjisë. Natyrisht problemi kryesor i standarteve të zgjedhjeve shqiptare është politik, nuk është teknik. Është problemi i një shteti privat të kthyer në një ushtri patronazhistësh me apo pa hir, në funksion të një qeverisjeje të korruptuar që paratë e taksave e larta të shqiptarëve, i përdor për t’i bleri dhe manipuluar me çmim të ulët votën e shqiptarëve. Ky është një problem i cili kërkon një mobilizim total qytetar dhe opozitar, dhe për këtë Demokratët Euroatlantikë dhe të gjithë ata që besojnë se Shqipërisë mund t’i shërbehet vetëm duke larguar një qeverisje të korruptuar që për 12 vite ka menduar për veten e vet dhe jo për qytetarët, të bashkojnl votat dhe të japin mundësinë për një alternativë shpresëdhënëse për Shqipërinë.

Latest articles

Related articles