Me një pankartë të madhe në dore ku shkruhej “Institucionet e papërgjegjshme vrasin’ prindër, të rinj dhe aktivistë u mblodhën bashkë për tu solidarizuar në një marshim protestë nga shkolla “Fan Noli’ në Tiranë që u vendos më pas përballë Ministrisë së Arsimit. Në këtë Marshim proteste ka marrë pjesë edhe pedagogia Taulanda Jupi, e cila ka bërë thirrje që qytetarët e angazhuar duhet marrim përgjegjësitë për të ndërtuar një shoqëri ku fëmijët të rriten të sigurt, pa frikë, të lirë
Nga Prof. Taulanda Jupi
Martini duhet të jetë thirrja që na zgjon, pikënisja për një ndryshim të thellë e të domosdoshëm. Ky ndryshim fillon me ne – me atë që u mësojmë fëmijëve tanë, me mjedisin që ndërtojmë në shkollat tona, me vlerat që përhapim në komunitetet tona. Duhet të marrim përgjegjësitë për të ndërtuar një shoqëri ku fëmijët tanë të rriten të sigurt, pa frikë, të lirë për të qenë thjesht fëmijë. Martini mund të ishte secili prej tyre.
A ka zgjidhje përtej dhunës?
Po, ka! Dhe ajo nuk fillon me ndëshkime, por me edukim dhe parandalim. Fëmijët tanë nuk kanë nevojë vetëm për libra e nota; ata kanë nevojë për mjete për të kuptuar veten dhe botën, për të përballuar zemërimin, pasigurinë, konfliktin. Ata kanë nevojë për dorën tonë të palodhur si pridër, si nëna, por edhe si edukator që i udhëzon drejt një rruge më të mirë. Nevojiten programe që u mësojnë fëmijëve empatinë dhe dialogun, që u japin mësuesve fuqinë për të ndërhyrë kur e shohin dhunën të marrë formë.
Por më shumë se gjithçka tjetër fëmijët dhe të rinjtë tanë, nevojë për ne – për shembullin tonë.