Në qendër të Tiranës ka ndodhur një ngjarje tragjike, ku një 14-vjeçar ka humbur jetën pas një sulmi me thikë dhe një bashkëmoshatar i tij ka mbetur i plagosur. Ngjarja ka ndodhur brenda një periudhe shumë të shkurtër prej 90 sekondash, kur dy të miturit janë sulmuar nga tre 14-vjeçarë të tjerë, të cilët dyshohet se janë autorët e krimit.Martin Cani është 14-vjeçari që ndërroi jetë tragjikisht mesditën e sotme në Tiranë, pasi u qëllua me thikë nga një bashkëmoshatar.
Ai dhe shoku i tij, Luis Meçja u përfshinë në një sherr me 3 nxënës të shkollës “Fan Noli”. Ngjarja ndodhi pikërisht pranë institucionit arsimor, ku 3 adoleshentë sulmuan viktimën dhe Meçjan. Ky i fundit ndërkohë ndodhet tek spitali i Traumës në gjendje të stabilizuar.
Policia ka konfirmuar se ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:10, në rrugën “Qema Stafa”, afër shkollës “Fan Noli”. Njëri prej viktimave, pas goditjes me thikë në zemër, ka ndërruar jetë, ndërsa tjetri është dërguar në spital për ndihmë mjekësore.
Njëri nga autorët e dyshuar është shoqëruar nga policia, ndërsa grupi hetimor po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të konfliktit