Prof. Jupi: Panairi u mbyll, por Industria e librit ka pengesa fiskale! Buxheti 2025 të reflektojë

spot_img
Advertisements

Prof. Taulanda Jupi përmes një komunikimi publik ka reflektuar për ngjarjen kulturore të nëntorit “Panairi i Librit” dhe problemet e industrisë së librit shqip.

📖 Leximi është një proces thelbësor që stimulon mendimin kritik, veçanërisht në një epokë ku teknologjia dhe qasja e menjëhershme ndaj informacionit dominojnë jetën e përditshme. Në këtë kontekst, libri mbetet një mjet i pazëvendësueshëm për zhvillimin intelektual dhe kulturor. Për këtë arsye, është e rëndësishme të njohim librin dhe të gjitha hallkat e industrisë së tij — që nga botimi deri te shpërndarja — jo thjesht si një aktivitet ekonomik, por si një komponent thelbësor për avancimin e artit, kulturës, edukimit dhe ruajtjen e identitetit kombëtar.

💡 Industria e librit në Shqipëri përballet me sfida të ndërlikuara fiskale që pengojnë zhvillimin e saj të qëndrueshëm. Mungesa e fondeve të mjaftueshme për të mbështetur botimet cilësore dhe dobësitë e rrjeteve të shpërndarjes së librit, mungesa e politikave promovuese kufizojnë potencialin e kësaj industrie për të përmbushur nevojat kulturore dhe arsimore të shoqërisë. Këto pengesa reflektojnë mungesën vullnetit ppolitik për ta trajtuar industrinë jo vetëm si një sektor ekonomik, por edhe si një shtyllë të rëndësishme të zhvillimit kulturor dhe edukativ.

💰Buxheti i dedikuar për industrinë e librit në Shqipëri mbetet i ulët, duke reflektuar sfidat e përgjithshme në sektorin e artit e kulturës dhe mbetet një buxhet anemik krahasuar me standardet investimit në këtë sektor të vendeve të rajonit apo ato ndërkombëtare.

📝Rivlerësimi i barrës fiskale, thjeshtimi apo unifikimi i taksave të aplikuara në hallka të ndryshme të industrisë së botimeve është një ndërhyrje e domosdoshme për të ndryshuar dhe përmirësuar produktin final të kësaj industrie: librin. Industria e botimeve, veçanërisht botimet letrare dhe botimet që kanë lidhje me edukimin duhet të mbështeten me politika të tjera lehtësuese, si sipërmarrje të një rëndësie jetike për arsimin, edukimin dhe kulturën.

spot_img

Latest articles

Related articles