Furgoni i mallrave përplaset me makinën! 7 të plagosur, 1 në gjendje të rëndë

spot_img
Advertisements

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Maliq në afërsi të fshatit, Pendavinj.

Sipas informacioneve nga policia në aksident janë përfshirë një mjet dhe një furgon mallrash e për pasojë janë plagosur 7 persona.


1 prej tyre është në gjendje të rëndë ndërsa 6 të tjerët kanë marrë lëndime të lehta.

Të plagosurit janë drejtues dhe pasagjerë në të dyja mjetet.

Policia ndërkohë po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit

spot_img

Latest articles

Related articles