Kulla: Shefi i ri i CIA-s është pranë lobit shqiptar në SHBA. Ballkani do jetë një nga prioritetet e administratës Trump

spot_img
Advertisements

Eksperti i sigurisë Ilir Kulla tha në emisionin “Zonë e Lirë” se Ballkani do të jetë një nga prioritetet e administratës Trump.

I pyetur mbi bisedën mes Presidentit të ri të SHBA-ve dhe atij serb, Kulla tha se “ janë serbët më shumë trump-ist se sa është Trump-i me serbët”.

“Për ta rikthyer edhe njëherë politikën amerikane në Ballkan erdhi shefi më i lartë i Inteligjencës”, tha Kulla.

Ai bën me dije se John Ratcliffe, i cili pritet të jetë shef i ri i CIA-s, është afër me lobin shqiptar në SHBA dhe ka marrë pjesë në aktivitete të diasporës shqiptare.

“Është i lindur në Çikago, pranë lobit shqiptar në Amerikë. Kam miq të ngushtë që e kanë mik. Është senator i rëndësishëm që ka pasur pjesëmarrje në aktivitetet e diasporës shqiptare në Amerikë. Është bashkëpunëtor i vjetër i Trump-it dhe besnik i Trump-it. Trump ka krijuar besim dhe po i jep drejtimin e CIA-s. Ka pasur mbështetjen e shqiptarëve në fushata elektorale, sepse ka qenë afër me lobin shqiptar. Ka lidhje të vjetra dhe historike me shqiptarët”.

spot_img

Latest articles

Related articles