Me pranga në duar dhe i shoqëruar nga forcat e policisë, biznesmeni që fitoi koncesionin e sterilizimit Ilir Rrapaj u shoqërua paraditen e sotme nga paraburgimi në Kuvend për t’u përballur me anëtarët e komisionit hetimor të Shëndetësisë mbi procedurën e koncesionit të sterilizimit.
Kontrata e Sterilizimit u firmos në vitin 2015 mes ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqja dhe kompanisë koncesionare SaniService –aksionerët e së cilës janë Investital LLC dhe kompanitë italiane “Servizi Italia”, “Tecnosanimed” dhe “U.Jet S.r.l”.
Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj është nën hetim nga SPAK prej një viti, si i dyshuar për shpërdorim detyre lidhur me 2 tendera të firmosura, për sterilizimin dhe check-up.
Deri tani, për koncesionin 100 milionë euro i firmosur më 2015, në paraburgim është edhe ish-zv.ministri Klodian Rjepaj arrestuar më 17 gusht 2023



