“Iliri e ka frikë…” – Meta kishte frikë se biznesmenët përgjonin në takime

Ish-Presidenti i Republikës dhe kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta u arrestua të hënën me urdhër të Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

SPAK-u e shpalli person në hetim nën dyshimet për korrupsion pasiv, mosdeklarim dhe fshehje pasurie si dhe pastrim të parave Ilir Metën, si edhe vendosi masën për detyrim paraqitjeje për Monika Kryemadhin, si edhe arrest në shtëpi për Pirro Xhixhon dhe detyrim paraqitjeje për Ema Çokun.Në dosjen e SPAK të siguruar nga VoxNews, që përfshin jo vetëm politikanë të lartë, por edhe figura të njohura të biznesit.

Sipas dosjes së SPAK, biznesmeni i njohur i “Gener 2” Bashkim Ulaj është përfshirë në një përplasje me me Ilir Metën, në lidhje me procedurat për shtrimin e fibrave optike dhe projekte të tjera infrastrukturore.

Bisedat e siguruara nga SPAK tregojnë një seri takimesh të fshehta mes Bashkim Ulajt dhe biznesmenit, Adrian Shatku kushëriri i Monika Kryemadhit kjo e fundit e pranoi edhe sot para mediave.

Pjesë nga përgjimet e SPAK mes Adrian Shatkut dhe Monika Kryemadhit:

“Monika Kryemadhi i shkruan Adrianit se: ‘Me kujdes më thotë Iliri se B mos të regjistrojnë dhe mos t’ia përmend emrat tanë.’”

Më tej në komunikimet e datës 18 nëntor 2014, Adrian Shatku i shkruan Kryemadhit:

Për atë Iliri më tha bëjeni dhe të dyja t’i keni.”

Një tjetër dokument tregon lëvizjet e Monika Kryemadhit dhe biznesmenit Adrian Shatku për të marrë bizneset e telekomunikacionit dhe teknologjisë të monopolizuara nga Bashkim Ulaj i “Gener 2”.

“Adrian Shatku i shkruan Monika Kryemadhit se: ‘Bashkimi 95% gati. Mund të firmosim sonte ose nesër?‘”

Kujtojmë se ish-presidenti Ilir Meta u arrestua ditën e hënën në Tiranë, teksa po kthehej nga Kosova, me urdhër të Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).

Ai akuzohet për veprat penale: korrupsion, pastrim parash dhe mosdeklarim pasurish.

Të njëjtat akuza rëndojnë edhe ndaj Monika Kryemadhit, por ndryshe nga ish-bashkëshorti i saj, Gjykata e Posaçme, vlerësoi se Kryemadhi duhet të kishte një masë më të butë sigurie duke marrë parasysh disa elementë, mes tyre edhe shëndetin e Kryemadhit.

Meta prej 21 tetorit mbahet në paraburgim në qelitë e Bllokut të Sigurisë në Tiranë, ndërsa ndaj Pirro Xhixho (babai i Erisa Xhixhos) është caktuar “arrest shtëpie”, ndërsa Monika Kryemadhi dhe Ema Çoku janë lënë në “detyrim paraqitje”.

Latest articles

Related articles