Janë mbyllur dhe ndeshjet e treta në mbrëmjen e dytë të Champions League, ku ajo që bie në sy është humbja zhgënjeyese e Bayern Munchen përballë Barcelonës.
Blaugranët e drejtuar nga ish-bavarezi Hansi Flick kanë turpëruar rekordmenët gjermanë duke ju shënuar katër herë, tre gola Raphinia dhe një tjetër Levandovski, edhe ky një tjetër ish-bavarez.
Goli i parë u shënua nga Raphinia në minutën e dytë të sfidës, ndërsa Harry Kane do të barazonte përkohësisht shifrat në minutën e 18-të duke krijuar idenë se ndeshja do të merrte tjetër rrjedhë, por në të 36-ën Levandovski kalon sërish Barcelonën në avantazh, dhe në minutën e fundit të pjesës së parë Raphinia trefishon rezultatin.
Do të ishte sërish Raphinia që do të shënonte golin e katërt të ndeshjes dhe të tretin personal në minutën e 56-të të takimit.
Një humbje që dhemb shumë për Bayernin, që tashmë mund edhe të rrezikojë të mbetet jashtë fazës tjetër të Champions nëse nuk reagon në ndeshjen tjetër.
Ndërkohë një fitore të madhe ka marrë edhe Lille e Edon Zhegrovës në Madrid përballë Atletikos, duke treguar se nuk është rastësisht në Champions.
Ishin vendasit që shënuan të parët me Alvarez në minutën e 8-të, por Zhegrova fillimisht dhe më pas dy herë David përmbysën gjithçka në pjesën e dytë.
Interi nga ana tjetër mori një fitore me shumë vuajtje përballë Yang Boys, duke realizuar vetëm në fund të ndeshjes me Turam.
Liverpul po ashtu ka fituar 1-0 në fushën e vështirë të Leipzig, ndërsa Manchester City ka fituar “dhunshëm” përballë Sparatës së Qazim Laçit.