nga Indrit Vokshi
Donald Lu foli për peshq të mëdhenj që do të arrestohen. Lu u tall e u denigrua. Me media-llogoret e tyre u munduan ta paraqesin ambasadorin e ShBA si qenie pa vlerë, si të ishte qen pazari, sikur fjala e tij ishte thjesht lehje. Më i keqi të ishte Lu, ai ishte ambasador i ShBA, dhe me ShBA, mbi çka shkruan i nderuari Makiaveli për sundimin, në mos paç respekt për të, duhet ta kesh pak frikë prej saj.
Mirëpo Zoti ua thyen qafen njerëzve, duke ua zënë sytë. Ky që ua arrestua dje, Meta, festonte ditëlindjen me 600 të ftuar, si të ishte Luigji i Francës, me 100 qen e 100 mace të sjella nga Persia, duke celebruar asisoji pushtetin dhe sundimin e tij mbi krijesat. Duke qenë i nginjur jo me mish por me delir, me idenë se 600 vetë nga “elita e Tiranës” shkojnë aty dhe e shohin prej afër madhështinë dhe rolin e tij në pushtet. Çfarë vlere ka fjala e ambasadorit të ShBA, ku pushtetin e brendshëm e kemi blinduar ne?
Erdhi nongrata e Berishës. Doli ambasadorja e ShBA tek shkallët, tha do më vijë keq nëse zgjidhni barin. Nisi artileria: Kimetja, hardhuca, kurva, lesbikja, kinezja; ketë kinezja se kam kuptuar, pse kinez përdoret si sharje, Kina 3000 vjet qytetërim brilant…! Çudira shqiptare.
Nisi përgjigjja demokratike ndaj Amerikës, nga sallat e pallateve të kulturës, deri në stadium. Bukur fort. Precedenti? Ringritja njëlloj si pas 1997-ës. E ka bërë një herë e bën përsëri. Sepse siç ka thënë Jozefina tani për ditëlindje “aj asht gjeniu i pulitiks shqiptare”. Pra e gjjtha ishte çështje gjenialiteti personal?
Ringritja pas 1997, ishte tolerimi amerikan për shkak të “urgjencës strategjike”, Kosova në luftë e pas lufte, Maqedonia shkoi në luftë civile në 2001, pavarësia e pa shpallur, emocionet ndër shqiptarë ishin ndryshe, urrejtja e brendshme më e fortë, nuk donte kush qoftë edhe një rrëmujë të vogël.
Tani që gjendja është ndryshe, Kosova ndryshe, Maqedonia ndryshe, shqiptarët ndryshe, gjeniu ka përfunduar në arrest shtëpiak, ska as ushtri, as kapacitet për rrëmujë, asgjë; fitorja e vetme është fitorja brenda oborrit të PD, ndaj Lulit, fitore kundër vetes dmth. Por aq.
Edi Rama tani, ka për të mbetur në skenën politike si më i vjetri, më i plakuri, më i korruptuari, si një problem që duhet zgjidhur, pa e futur vendin në BE. Në krahasim me ata, Rama ka përdorur më shumë dinakërinë e dhelprës sesa krifën e luanit.
Sunduesit shqiptarë kështu e kanë pësuar disa herë përgjatë historisë dhe do vazhdojnë ta pësojnë, pasi kjo është “matematika e sundimit”, shpesh e zgjidh ekuacionin keq.