Milan siguron fitoren e parë në Champions League (video)

Milani ka lënë pas krahëve disfatat në dy javët e para të Champions League, duke mundur sot 3-1 belgët e Club Brugge, për të regjistruar fitoren e parë në formatin e ri.

Pulisic në minutën e 34’-t dhe Tijjani Reijnders me një dopietë në minutat 61’ e 71’ ishin heronjtë absolut të “Kuqezinjve”, ndërsa Sabbe barazoi shifrat përkohësisht në minutën e 51’-të, por pa mundur të bëjë më shumë, teksa ndikim të madh pati edhe dalja me kartonin e kuq të Onyedika për belgët, duke i lënë këta ta fundit për afro 1 orë lojë me 10 lojtarë.

Latest articles

Related articles