A është në interesin e Evropës dhe Amerikës që Shqipëria dhe Kosova të jenë sa më larg ? ANALIZA

nga Sebastian Zonja

Procesi i Berlinit mbylli punimet. Gjermania kërkon që Ballkani të futet në Bashkimin Evropian. Shprehje e përsëritur tash e sa vjet. Sërish, fatkeqësisht, Kosova s’e ka statusin kandidat për në Bashkimin Evropian. Shqipëria çeli kapitujt e parë. Duket se është në interesin e Evropës dhe Amerikës që Shqipëria dhe Kosova të jenë sa më larg. Ndoshta, një nga arsyet është që të mos frikësojnë Serbinë dhe t’u prishë qejfet në Bruksel, Paris dhe Berlin. Mjaft që ta duan një gjë të tillë ndërkombëtarët, pa s’lë gjë pa bërë Edi Rama për t’ua kënaqur midenë.

Por ç’do të thotë të dëgjosh ndërkombëtarët pa pasur një plan tëndin se ku kërkon të shkosh?

Mbaj mend përpara disa kohësh se si vinte me duar në xhepa, i fryrë si gjel, Riçard Grenelli nëpër Ballkan. Kishte plane të mëdha në mendje. Jo vetëm që donte të nxirrte nga loja Gjermaninë për proceset në rajon, por kërkonte të siguronte çmime Nobel dhe zgjidhje të menjëhershme për probleme të ndërlikuara.
Në fund kuptuam se ka dhjetëra anglishtfolës që vijnë nga këto anë vetëm për të bërë para. Sado zyrtar i lartë i një shteti të jesh, kur janë në lojë interesa gjeostrategjike të aktorëve të rëndësishëm, mbetesh një zyrtar që zëvendësohesh kollaj. Strukturat shtetërore janë gjithnjë më të fuqishme se një organizatë, një miliarder me lidhje apo një zyrtar. Besimi i patundur se zgjidhjen e ka në xhep një udhëtar që vjen nga këto anë çon shpeshherë nëpër rrugë të panjohura dhe të rrezikshme. Mungesa e shtetit si aparat burokratik që rregullon jetën e qytetarëve na çon të besojmë se një mik i kryeministrit në Amerikë do na i zgjidhë hallet kollaj. Siç thoshte një autore diku, nuk është kaq e thjeshtë të mashtrohesh, por do edhe ti pak që të të gënjejnë.

Latest articles

Related articles