Dhunoi gruan dhe djalin, arrestohet burri

Një 40-vjeçar në Qerret Shllak të Shkodrës ka rënë në prangat e policisë. Mësohet se ai ka ushtruar dhunë ndaj gruas dhe djalit të tyre.

“Komisariati i Policisë Shkodër arrestoi shtetasin 40 vjeç, banues në Qerret Shllak, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe djalit të tyre të mitur“, thuhet në njoftimin e bluve.

Ndërkohë, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Latest articles

Related articles