Emërimi i Tuchel tek Anglia, mediat sulmojnë Federatën: Jemi turpi i futbollit botëror!

homas Tuchel do të jetë trajneri i ri i Anglisë. Gjermani është trajneri i 3-të në krye të “Tre Luanëve” që nuk është britanik, pas Sven-Goran Eriksson dhe Fabio Capello. Pas firmës, tekniku Tuchel, u shpreh i lumtur.

Një zgjedhje që nuk është pritur aspak mirë nga i gjithë shtypi anglez, me “Daily Mail” që akuzoi ashpër Federatën Angleze për emërimin e gjermanit në krye të skuadrës.

Media prestigjioze angleze vë dyshime mbi aftësitë e Tuchel duke e cilësuar si një “një gjerman me të kaluar të diskutueshme si trajner”. Në fund të shkrimit “Daily Mail” thekson se kjo është një ditë e zezë për futbollin anglez.

“Gareth Southgate mund të mos jetë vlerësuar nga të gjithë, por i dha kombëtares sonë një identitet. Iu dha lojtarëve dhe të gjithëve ne një arsye për të besuar. Ai iu qas kompeticioneve me shpresë dhe pritshmëri.

Gareth shkoi nga ‘Euro 1996’ si lojtar në gjysmëfinale dhe finale (dy prej tyre) si trajner. Ai ishte njëri prej nesh.

Latest articles

Related articles