Ja kush është autori i dhunës ndaj çiftit të moshuar në Fier

Ilir Nukaj, autori i sulmit ndaj një çifti të moshuarish në Fier, ka një histori të gjatë kriminale. Ai është dënuar me 20 vjet burg për tentativë vrasjeje, pasi në vitin 2012 përpiqej të vidhte në një lokal internetkafe dhe tentoi të vriste pronarin, Helio Çela.

Gjatë tentativës së vjedhjes, pasi thyen xhamin e derës, ai u përball me Çelën dhe babanë e tij, Ferrik, të cilët e kapën dhe neutralizuan me dhunë. Policia e arrestoi atë në flagrancë, duke dokumentuar veprimet e tij të paligjshme.

Tani, pas incidentit të fundit, ai është sërish në qendër të vëmendjes për dhunën e ushtruar ndaj çiftit të moshuar

Latest articles

Related articles