Të moshuarin e godet cjapi në kokë, dërgohet në gjendje të rëndë në spital


Një i moshuar është dërguar në gjendje të rëndë në spitalin e Korçës, pasi dyshohet se është qëlluar nga cjapi.

Policia thotë se sipas deklarimeve të familjarëve të tij, 72-vjeçari është goditur në kokë nga cjapi.

Pavarësisht deklarimeve të tyre, hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

“Rreth orës 20:00, në Urgjencën e spitalit Korçë, ka shkuar për mjekim shtetasi I. S., rreth 72 vjeç, banues në Fshat Maliq, i cili sipas deklarimeve të familjarëve të tij, e ka goditur në kokë një bagëti e imët (cjap).

Si pasojë e goditjes së marrë, 72-vjeçari gjendet në gjendje të rëndë në spitalin e Korçës.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit”, njofton policia

Latest articles

Related articles