“Vota e diasporës rol vendimtar në rezultatet e zgjedhjeve të vitit 2025! Përfaqësues nga diaspora në listat tona të kandidatëve për deputet!”
Përmes një deklarate kreu i PLL, Shpëtim Axhami ka ndezur motorët për zgjedhjet e 2025 duke koordinuar votën e diasporës.
PARTIA LËVIZJA E LEGALITETIT.
Partia Lëvizja e Legalitetit (PLL) beson se vota e diasporës do të luajë një rol vendimtar në rezultatin e zgjedhjeve parlamentare të vitit 2025.
Nga statistikat e zgjedhjeve të viteve 2017, 2021, dhe 2023, në vitin 2019 opozita i bojkotoj ato, është vënë re qartë se emigracioni masiv, si rezultat i politikave të dështuara të kësaj mazhorance, ka çuar në uljen e pjesëmarrjes në çdo palë zgjedhje të zhvilluara deri më tani.
PLL, bazuar në udhëzimet e saj dhe në vendimin e Kryesisë së partisë, u kërkon degëve të saj në diasporë:
- Nëpërmjet strukturave të PLL-së, në vendet ku ushtrojnë aktivitetin e tyre politik, të vazhdojë puna për identifikimin e qytetarëve shqiptarë emigrantë që kanë shtetësi shqiptare me banim në zonat e tyre.
- Të punohet për ndërgjegjësimin e çdo qytetari shqiptar në diasporë mbi rëndësinë dhe peshën që ka vota e tyre në përcaktimin e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve.
- Në momentin e fillimit të regjistrimit, bazuar në informacionin e grumbulluar, të ofrohet ndihma dhe konsulenca e nevojshme për regjistrimin e çdo shtetasi shqiptar me të drejtë vote.
Diaspora ka potenciale të pazëvendësueshme intelektuale njerëzore, të cilat mund të japin kontribut të vyer në këtë proces të rëndësishëm.
Për PLL, përfaqësues të diasporës do të jenë të përfshirë në listat e kandidatëve për deputetë në në zgjedhje parlamenzare të vitit 2025.