Gaz Bardhi lë telefonin në SPAK për verifikime

Kreu i grupit parlamentar Gazment Bardhi u paraqit ditën e sotme në SPAK.

Bardhi pasi doli jashtë ambienteve u shpreh se “SPAK ka marrë të gjitha të dhënat e nevojshme me qëllim që të identifikojë nga ka ardhur mesazhin në telefonin tim dhe autorët. Nuk kam asnjë dyshim. Kam besim se nuk është vetëm në interesin tim personal, nuk shantazhohem kur bëhet fjalë për mbrojtje të interes publik. Është një çështje edhe në interes të Prokurorisë së Posaçme.”

Më pasi ai u shpreh se “iu drejtua SPAK sepse dyshimi është se personat që kanë sajuar këtë veprimtari kriminale, janë ose subjekte të krimit të organizuar ose zyrtarët publikë që dalin në përgjime. Nuk më mori kush në pyetje, se nuk kam ardhur për t’u marrë në pyetje. U vura prokurorëve në dispozicion telefonin tim.”

Latest articles

Related articles