Pse dorëheqja e Olta Xhaçkës nga mandati do të rikthente qetësinë në Kuvend!

Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë dalë në krahë Gjykatës Kushtetuese, në “konfliktin” që ka nisur mes saj dhe qeverisë.

Gjykata është vënë nën sulm ditët e fundit për shkak të dorëheqjes së një anëtareje, ndërkohë që qeveria po e sfidon hapur duke mos zbatuar vendimet e saj, siç kemi rastin e Olta Xhaçkës. Po ashtu në media po u bëhet presion anëtarëve duke pretenduar se njërit prej tyre i kanë dalë disa mesazhe erotike.

Por SHBA i ka dërguar një mesazh qeverisë dhe subjekteve politike se Kushtetuesja është një organ i pavarur dhe po punon me shumë profesionalizëm.

E Ngarkuara me Punë, Nancy VanHorn dhe disa përfaqësues të ambasadës, kanë zhvilluar sot një takim me anëtarët e Kushtetueses, duke u dhënë atyre mesazhe mbështetëse.

“E Ngarkuara me Punë, Nancy VanHorn dhe kolegët e Ambasadës së SHBA-së që punojnë për forcimin e sektorit të drejtësisë u takuan sot me Gjykatën Kushtetuese. Znj. VanHorn ritheksoi rolin vendimtar që luan një Gjykatë Kushtetuese e pavarur në garantimin e drejtësisë për të gjithë qytetarët shqiptarë, duke mbështetur parimet demokratike dhe për të çuar më tej shtetin e së drejtës. Gjatë takimit, E Ngarkuara me Punë, VanHorn theksoi mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara për Gjykatën, ndërsa vazhdon punën e saj me integritet dhe profesionalizëm”, njofton ambasada.

Ndërkohë ajo që vihet re është se ambasada flet me nënkuptime dhe nuk ka një qendrim të hapur për mandatin e Xhaçkës. Vetë ambasadori i BE pak ditë më parë e tha hapur se vendimet e Kushtetueses duhet të zbatohen, ndërkohë që SHBA çon mesazhe të koduara. Sot mesazhi nënkupton se Rama duhet të zbatojë vendimin për Olta Xhaçkën, por SHBA nuk e thotë troç duke e toleruar kryeminsitrin.

Çështja e mandatit të Xhaçkës ka krijuar një precedent në marrëdhëniet mes Kuvendit dhe Gjykatës Kushtetuese, duke shmangur praktikën e mëparshme parlamentare, kur Kuvendi ka vendosur që të dërgojë për interpretim në gjykatë mandatet e deputetëve në rastet kur ndaj tyre ka pasur akuza apo indicie se kanë shkelur nenin 70 të Kushtetutës që i ndalon ata të përfitojnë nga të mirat publike.

Latest articles

Related articles