Edi Rama nuk po pyet më për asnjë, teksa arroganca e kësaj mazhorance ka kapur majat. Reagimet e ditëve të fundit për dënimin e Salianjit janë dëshmia e qartë e arrogancës, teksa kryeministri bën edhe gjyqtarin. Po ashtu po punon në prapaskenë për të goditur drejtësinë e re, teksa skandalet nuk janë ndalur asnjëherë.
Ditët e fundit po shohim se zërat kritikë janë shtuar dhe një ndër ata që po flet hapur kundër Ramës është ambasadori i BE, Silvio Gozato, I cili i vuri kufirin te thana Xhafajt, duke e thënë hapur se po përdor raportet e BE për të ndërhyrë te drejtësia.
Dy ditë më parë ishte po ai që i dha shuplakë mazhorancës për mbrojtjen që i bëri Olta Xhaçkës. Kritikë pak ditë më parë ishin edhe ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar, Zëvendës Drejtuesja e Komanduar e Misionit të SHBA, si dhe ambasadori i Holandës.Por përveç ambasadorëve, Ramës nuk po ja përtojnë as mediat e huaja dhe media në fakt shumë prestigjioze. Artikujt e “Der Spiegel” apo “BILD” janë të pafundmë, teksa më goditësi ishte i pak ditëve më parë. Po ashtu shkrime të forta kanë bërë “Frankfurter Allgemeine Zeitung”, “Rai 3”, shumë media të tjera italiane që kanë denoncuar skandalin me emigrantët. Po ashtu “New York Times” në shumë raste ka denoncuar pazarin me dhëndrin e Trump apo rastin ‘McGonigal’.