“EA Festival, liri dhe transformim” vjen në Shqipëri përgjatë Javës Kulturore Britanike. Një festival idesh kuruar nga Lea Ypi, profesore në Teori Politike në Shkollën e Ekonomisë dhe Shkencave Politike në Londër, profesore Nderi në Filozofi në Universitetin Kombëtar Australian, autore e librit ‘Të Lirë’ përkthyer në 30 gjuhë të botës, vjen në Durrës e Tiranë më 21 dhe 22 shtator.
”Nuk ishte e vështirë pjesa logjistike për mua pasi janë personazhe që i kam takuar në Angli në takime letrare. Ajo që është pak më e vështirë, është pjesa emocionale sepse unë jam nga Durrësi. Dita e parë e festivalit është në Durrës. Është qyteti i lindjes, i shumë kujtimeve dhe të kthehesh pas kaq shumë vitesh me një aktivitet kulturor në një qytet ku edhe je rritur nga ana kulturore, kthimi ka qenë më i vështirë.
Janë dy ditë me debate me tema të ndryshme. Ideja ishte të sillnim disa personazhe të njohur të fushave letrare, filozofike , të shkencave politike, të të drejtave të njeriut që diskutojnë për librat e publikuara kohët e fundit dhe ja sjellin publikut durrsak me shpresën që do jetë fillimi i një dialogu interesant midis lexuesve dhe këtyre personazhe të jetës britanike.
Shqipëria ka marrë gjithnjë e më tepër vëmendjen e të huajve. E keni parë edhe nga shifrat e rritjes turistike. Për mua një vend njihet më mirë kur njihet kultura e një vendi. Kultura e trojeve shqiptare është një pikë takimi interesant midis lindjes dhe perëndimit, midis kulturës islame dhe kristjane. Them se edhe për ata që e vizitojnë Shqipërinë e njohin më mirë nëse e qasin përmes kulturës”,-tha Ypi