nga Endri Shabani
Edi Rama, Sali Berisha dhe Ilir Meta, janë pakicë, edhe nëse bëhen të tre bashkë.
Në çdo palë zgjedhje ata nuk mobilizojnë më shumë se 48% të shqiptarëve, pasi mbi gjysma, nuk shkon të votojë.
Më së shumti janë militantët, administrata dhe lidhjet e tyre me grupet kriminale, që sigurojnë votat, dhe pensionistët e joshur me disa shtesa në pagesa që janë besnikë ndaj votës së partive të vjetra politike.
Shqiptarët e ndershëm, ose demoralizohen e nuk shkojnë në votime, ose zgjedhin rrugën tjetër të gabuar; largimin nga vendi.
Asnjëra nga të dyja nuk e ndihmon vendin, pasi nuk mund ta lejojmë që vendi të qeveriset nga vota e militantëve dhe e grupeve kriminale. Në këtë proces duhet të vendosin shqiptarët!