Budina: Babain e kisha idhull, i merrja erë rrobave të tij kur ai ikte

Pjesë nga biseda për babain:

Regjisori Robert Budina ka zbuluar në ”Quo Vadis” të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, një bisedë që kish patur me babain e tij që dikur kishte qenë partizan.Budina tregoi se në vitet e fundit të diktaturës babai i kishte kërkuar falje për atë që ai dhe shokët e tij i kishin bërë Shqipërisë ndër vite.

Budina: Im atë ishte një njeri që më ka lënë shumë të lirë. Ai ka vendosur shumë në autoritetin tim si njeri. Nuk më ka censuruar kurrë, edhe kur kam gabuar më ka thënë që ti ke mundësi që ta rregullosh. Në fillim të viteteve 80-të ai ka qenë oficer i lartë i ushtrisë shqiptare, ka qenë dhe partizan, ka studiuar në Moskë, e pyeta pse e shkatërruar Shqipërinë e solët në këtë gjendje? Më tha kishim ca ideale, më fal kemi gabuar. Që nga ajo ditë hoqa dorë nga qarjet daj prindërve, mendova që në këtë realitet duhet t’i dal për zot vetes pa qajr siç mund të bënin shumica. Më ka ndihmuar shumë sinqeriteti i tim ati. Edhe kur filluam epokën e demokracisë më ka mbështetur fuqimisht duke besuar që po bëja gjënë e duhur, ashtu sikurse ata besuan se do të vinte ndryshimi kur lufutan, dhe më tha të takon ty të ndreqësh gabimet tona.

Budina: Në atë kohë duke qenë një jetë e mbyllur e izoluar, dhe në atë kohë kur një person ti e doje të kthehej gati në një hyjni. Dashuria për një person në diktaturë në pamundësi ti idealizon gjithçka, ishte vetë koha. Kur isha i vogël, im atë ka një moment që më merr mua 5-vjeç, duke qenë shef xhenio, të gjitha tunelet dhe bunkieret e Shqipërisë ai ka punuar për realizimin e tyre. Shkuam në Malin e Thatë më tha shtyp këtë dhe e shtypa unë dhe u hodh në erë mali. Unë shkoja u thoja shokëve që unë hodha në erë malin, ata më thonin ti gënjen, unë u thoja nuk gënjej. Dhe kjo më dha nëj simbolikisht një forcë të jashtëzakonshme, më mertte gjithmonë me vete.

Borakaj: Që mund t’i bësh malet të lëvizin.

Budina: Kjo është shumë e rëndësishme për një fëmijë t’i formosh autoritetin, këtë unë e mora me vete në nënndërgjegjen time. U lidha fort me tim atë, kur ai ikte në shërbim mungonte, ai pinte shumë cigare dhe rrovbat i mbanin erë. Dhe kur ai ikte me shërbim unë ju mbaja erë rrobave ushtarake dhe më dukej sikur e kisha afër.

Pjesë nga bisdeda:

Borakaj: Kur erdhi vendimi për të emigruar për të ikur jashtë Shqipërisë?

Bidina: Unë duke qenë një natyrë rebele kuptova se arti i asaj kohe nuk fliste siç duhej, fshihte gjëra. Po e them këtë për të kuptuar arsyen pse emigrova. Që në komunizëm vura një pjesë të Kadaresë që i binte regjimit, por me simbole. Të gjithë e pëlqyen por me një frikë, gjithsesi ishte 89-ta po vinte fundi, nuk persekutohej njeri por ishte autocensura. U bëra shumë aktiv, u mora me organizme me formimin e PD, mblodhëm listat, zgjuam studentët. Në 90-ën dy herë, ra njëherë vala, e ringjallëm sërish. Ndpdhi ngjarja e Kavajës thanë e organizoi OPD, isha shumë aktiv,. Në këtë aktivitet pashë që politikisht gjërat nuk janë njëlloj si dëshira për të ndryshuar, rrugës ndryshojën shumë gjerat në politikë dhe fillojnë dhe ato gjërat që ti si kishe menduar dhe që unë nuk mund të jetoja, pata një depresion të brendshëm. Ajo që unë kisha krijuar në mendje që ne do të luftojmë për demokracinë në fakt ishte dhe herët, dhe emigrova me në ëndërr të madhe që do të iki në Itali dhe do të studioja për kinema ose regji teatri. Duhet të kemi parasysh që në atë kohë nuk ishin mjetet që janë sot duhet t’i bëje fizikisht, dhe kështu vendosa të emiroj. Që në zgjedhjet e para që humbi PD vendosa të iki, dhe po prisja rastin për të ikur bashkë me disa shokë. Në mars nuk ka se nuk erdhën ata. Në 90-tën në gusht u dha rasti që anija Vlora po ikte, dhe ika. Madje nga Ilira kam bërë vrap në portin e Durrësit, hipa në një litar atje që ishte i lidhur me vinçin. Isha i fundit që kisha hipur, mua më rrëshkasin duart dhe bie mbi njerëzit, një grua ra në det, një plak theu krahun, unë prapë u nisa. Një miku im më pa dhe kujtoi se unë ika. Unë hipa sërish nga i njëjti litar, por këtë herë jo si atlet, por i frikësuar.

Borakaj: E konsideron veten me fat apo të vendosur?

Budina: Shumë me fat, pasi çdo eksperiencë në jetën tënde ka një ndikim të madh në atë që ti do të jesh nesër. E quaj me fat pasi unë u mora me art, nëse do të kisha zgjedhur me politikë duhet të zgjidhja nivele të tjera komunikimi dhe shoqërie. Nga një student i përkëdhelur i partisë pasi në atë kohë nuk ishte e thjeshtë, të shkosh në emigrant kupton dimensionin e vërettë të jetës që nuk ishte ajo, ajo ishte komplet një gënjeshtër, jeta e vërtetë është komplet ndryshe. 

Budina: Falë Zotit unë u njoha me disa miq në Itali që më bënë të kuptoj përmasën e vërtetë njerëzore sepse më ndihmuan pa asnjë interes, ndejtën 6 muaj pas meje, donin të më sistemonin. Unë thashë pse e bëjnë këta njerëz për mua, unë mbase nuk do e bëja për ta, që të kujdeseshin sikur të më kishin fëmijën e tyre. Jo përditë, por ai ishte me mua, ai qante kur nuk gjeja punë dhe ç’është më e forta ai ishte mafioz. Mafioz i tipit hajdut që hakmerrej kundër kapitalizmit që t’ia shpërndante njerëzve, njëlloj Robin Hudi modern, sepse vinte nga një familje aristokrate që kur ky donte të bëhej këngëtar familja e braktisi. U lidha me të dhe ai më ndihmoi deri në fund. Kjo më dha mua këtë formim apsi duhet të kalosh disa vështirësi që ti të marrësh dhe disa njdjesi akq të thella që të bësh vepra që të qendrojnë gjatë në kohë.

Borakaj: Mos ka dashur të të martojë?

Budina: Kjo ndodhi me pronarët e mi.

Borakaj: Çfarë pune ke bërë atje?

Budina: Ky miku që më shpëtoi më çoi në një supermarket dhe më tha binde këtë që të fillosh punë. Ky i supermarkettit kishte ca prona në fshat, unë i thashë di të bëjë këtë, di të bëj atë, dhe pasi i bëra të gjitha në fshat ai më tha do punosh edhe në supermarket dhe më vuri në kasë, unë flisja mirë italisht të gjithë më donin, bëra shumë miqësi. Nuk më dilnin lekët pasi babi ishte dhe i sëmurë dhe i sillja dhe atij ca lekë dhe fillova dhe një punë tjetër që ishte riciklimi i mbetjeve ku ndaja kartonat nga plastika, për 6 muaj ata pronarët më merrte për të bërë piarin e fabrikës së vet në vende të ndryshme, kjo funksionoi dhe ai donte të më vinte dhe në një pozicion më të rëndësishëm, pati kundërshtim nga familja, dhe ai mendoi të më martonte me një kushurirën e vet.

Borakaj: Që të ishe pjesë e familjes.

Budina: I thashë unë ika nga Shqiëpria që të mos ma vendosnin jetën të tjerët, tani do ma vendosësh ti jetën dhe ika, ai u mërzit. Atëhere unë shkova te vëllai. Mondi jetonte në veri në Basano ndërsa unë jetoja në Bari dhe u largova, ndërkohë ëndrra e fillimit në shkollë filloi të venitej.

Pjesë nga biseda për gruan Sabina Kodra:

Borakaj: Ju duket sikur keni krijuar një balancë shumë të mirë mes jetës profesionale dhe jetës familjare. Kush mendon se funksionon më mirë? Funksiononi si një dyshe në familje apo si një dyshe në profesion?

Budina: Si një dyshe mendoj qetësia familjare të jep mundësinë për të qenë një dyshe e suksesshme në karrierë.

Borakaj: Është Berti tolerant?

Budina: Jam shumë tolerant, përpiqem të ngrihem mbi gjërat konkrete dhe të shoh pak përtej dhe të shoh se si unë duhet shpirtërisht të jetoj më mirë. Nëse unë nuk e kam këtë qetësi shpirtërore është pak e vështirë të bëj gjërat e duhura.

Borakaj: Ti ke gjetur çelësin tënd?

Budina: Unë kam gjetur çelësin tim, jo që i përket të gjithëve. Çdo individ ka atë mënyrën e vet, zakonet e veta, raportet, dashuritë etj. Përpiqem të jem i vërtetë me veten, të mos e gënjej veten. Në momente të caktuara të shoh përmasën reale që kam, dhe kjo nuk është një punë e lehtë.

Latest articles

Related articles