Çështja e konfliktit të interesit është shumë e përhapur në Kuvend. Nuk është vetëm deputetja e PS Olta Xhaçka një rast i izoluar. Por ata në Kuvend nuk duan që të bëhet precedent i lehtë. Se shumë deputetë kanë biznese të tyre dhe të familjarëve të tyre, si ai deputeti i Lushnjes, që i vdiqën punëtorët nga vinçi apo ai deputeti i marketeve që iu shet fasulet ushtrisë, spitaleve dhe nevojtarëve. Madje ka deputetë me Ferma në Divjakë me derra e rosa. Edhe PD ka deputetë me konflikt interesi, me kompani nafte, ndërtimi e konsulence, banka, me shtëpi botuese, etj. Deputetët e PD shantazhohen nga kolegët e tyre për zbardhjen e dosjeve në media e Kuvend. Dhe këto shantazhe kanë funksionuar…
Nga të gjithë grupet ka deputetë me dyshime se kanë biznese, por ILDKPKI nuk funksionon – qëllimisht nuk bëhet asnjë përpjekje për verifikim pasurie, përveç SPAK.
Mandati i Olta Xhaçkës është vetëm maja e Ajsbergut. Vendosmëria e deputetëve për të mbrojtur një nga rastet, është shprehje e frikës së se tyre, se ai precedent i zbulon të gjitha rastet… siç ka ndodhur më parë me bizneset e kamufluara të Koço Kokëdhimës apo Ilir Beqajt.