Lita: Rama të jepte sqarime për mbetjet e rrezikshme toksike, Durrësi qendër trafiqesh

Përmes një interviste në Ora News, analisti Lavdrim Lita tha se qeveria duhet të garantojë se në vend nuk prodhohen mbetje të rrezikshme.

Lita: Qytetarët presin sqarime nga Rama dhe kjo është në vazhdën e deklaratave kundërthënëse që dhanë ministria e mjedisit dhe doganat për dërgesat nga Shangai dhe Kina. Qeveria nuk jep shpjegime dhe na lë në dorë variante që t’i interpretojmë sipas interesit. Qeveria duhet të garantojë se në vend nuk prodhohen mbetje të rrezikshme.

Ka diçka të rrezikshme përderisa organizatat ndërkombëtare kanë bërë 3 shkrime për këtë linjë trafiku dhe kjo do të thotë se është përdorur më parë dhe ne kishim mbyllur sytë. Qeveria duhet të japë shpjegime për qytetarët se cila është kjo gjendje me mbetjet toksike

Latest articles

Related articles