Ish-kryeministri Sali Berisha akuzohet nga SPAK se është korruptuar nga biznesmeni Fatmir Bektashi, i cili në dosjen “Partizani” akuzohet gjithashtu se ka pastruar miliona euro të dhëndrit të Berishës, Jamarbër Malltezi me ndërtimin e disa pallateve në tokën e ish-kompleksit sportiv.
Një ndër episodet që SPAK përmend është edhe pagesa që Bektashi ka bërë pë mbërritjen në Shqipëri të një këngëtari të njohur italian.
Ish-kryeministri Berisha zbuloi sot gjatë protestës nga shtëpia e tij, se bëhet fjalë për këngëtarin Riccardo Cocciante. Berisha tha se Bektashi i ka paguar udhëtimin dhe qëndrimin dy ditë në Shqipëri, teksa Cocciante është dekoruar gjatë vizitës së tij nga Presidenti i Republikës në atë kohë i ndjeri Bujar Nishani



