ShBA-ja dhe Kina zhvillojnë bisedime ushtarake të nivelit të lartë

Shtetet e Bashkuara dhe Kina kanë zhvilluar bisedime ushtarake të nivelit të lartë me komandantë për herë të parë, thanë autoritetet kineze, në kohën e përpjekjeve për stabilizimin e marrëdhënieve ushtarake dhe shmangien e keqkuptimeve, sidomos në pikat e nxehta rajonale, si Deti Jugor i Kinës.

Uashingtoni shpreson që të hapë kanale të reja të komunikimit të rregullt ushtarak me Pekinin, pasi lidhjet ranë në një pikë historikisht të ulët, kur Shtetet e Bashkuara rrëzuan një balonë të dyshimtë kineze të spiunazhit vitin e kaluar, raporton gazeta “The Guardian”.

Admiral Sam Paparo, komandant i Komandës së Indo-Paqësorit në ushtrinë amerikane, të martën zhvilloi një video-lidhje me homologun e tij kinez, Wu Yanan, komandant i Teatrit Jugor të Ushtrisë Çlirimtare Popullore të Kinës.

Në zonat e përgjegjësisë të Komandës së Indo-Paqësorit të ushtrisë amerikane përfshihen Deti Jugor i Kinës dhe Ngushtica e Tajvanit, dy pika të nxehta për tensione rajonale, që gjithashtu janë çështje të ndjeshme në marrëdhëniet dypalëshe ShBA – Kinë.

Ministria e Mbrojtjes e Kinës tha se të dyja palët patën “shkëmbim të thellë të pikëpamjeve për çështje të shqetësimit të përbashkët”.

Latest articles

Related articles