SPAK po bëhet gati të mbyllë hetimet ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha dhe siç bëhet me dije nga Tch është njoftuar që të këtë të mërkurë në orën 12 të paraqitet pranë Prokurorisë së Posaçme për t’i komunikuar akuzën.
Ndërkohë hetimet janë mbyllur edhe për dhëndrin e tij Jamarbër Malltezin, i cili duhet të paraqitet brenda të njëjtës datë për t’u njohur me përfundimet e dosjes “Partizani”, por paraqitja e tij duhet të jetë në orën 14.



