Mbyti babanë në pus dhe e denoncoi të zhdukur në polici, era e rëndë e zbuloi pas 20 ditësh

Një krimi i rëndë në familje ka ndodhur në Shënavlash të Durrësit, ku djali ka vrarë babanë e tij.

Krimi dyshohet të ketë ndodhur më 13 gusht 2024, datë në të cilën ishte denoncuar zhdukja e 62-vjeçarit Enver Balla.

Esmerald Balla pasi i ka marrë jetën, e ka hedhur kufomën e të atit në pus.

Policia e Durrësit ka arritur që të zbardhë ngjarjen pasi ka patur dyshime që në fillim për krim brenda familjes.

Hetuesit kanë përgjuar komunikimet telefonike dhe mesazhet e autorit.

Ky i fundit pas arrestimit ka pranuar krimin duke thënë se vrau të atin pasi ai i kishte marrë shuma parash.

Kujtojmë se më 23 shkurt të këtij viti, po në të njëjtin fshat u gjet i vrarë e i groposur 50-vjeçari Pëllumb Meta.

Të arrestuar për ngjarjen e rëndë ishin 3 fëmijët e tij, vajza dhe dy djemtë.

Pritet që policia të dalë me një njoftim zyrtar për ngjarjen e rëndë.

Latest articles

Related articles