Sinaj-Bardhit: Ke shantazhuar deputetët e PD për firmat! Bylykbashi mungon

Vullnet Sinaj dhe Gazment Bardhi janë përplasur në mbledhjen e Këshillit të Imunitetit dhe Mandateve, ku po diskutohet kërkesa e një grupi deputetësh të opozitës lidhur me mandatin e ligjvënësit socialist.

Bardhi pretendon se Sinaj është në shkelje të Kushtetutës pasi ka përfituar fonde publike. Por Sinaj tha se është një donator, që prej 20 vitesh është marrë me biznes.

Në debatin e zhvilluar, Sinaj tha se Bardhi ka shantazhuar deputetët për t’i marrë firmën.

“Ne të dy e dimë shumë mirë, ty as të tutë nuk të besojnë. Nuk të kanë dhënë firmën. i ke shantazhuar, dole në televizor në datën 6 dhe kërkesën e depozitove në datën 8, sepse nuk kishte firmat.

Por me shumë gjasa ne do të përplasemi edhe mandatin tjetër bashkë”, i tha Sinaj, Bardhit.

Sot në seancë ka munguar pa arsye deputeti Oerd Bylykbashi. Mungesat strategjike të Bylykbashit janë parë edhe në rastet e raportimeve të kreut të SPAK Dumani dhe kreun e Prokurorisë Çela.

Emrat:

Lindita Nikolla
Klotilda Bushka
Ermonela Felaj
Arben Pëllumbi
Taulant Balla
Gazment Bardhi
Enkelejd Alibeaj
Oerd Bylykbashi
Greta Bardeli
Saimir Korreshi

Anëtarë zëvendësues:
Xhemal Qefalia
Klevis Xhoxhi
Blerina Gjylameti
Dhurata Tyli Çupi
Dashnor Sula

Latest articles

Related articles