Humbi jetën pas aksidentit tragjik, 18-vjeçari djali i biznesmenit durrsak

spot_img
Advertisements

Arlis Troplini është 18-vjeçari i cili humbi jetën pas një aksidenti të ndodhur në orët e para të mëngjesit të 22 gushtit.

Aksidenti ndodhi në autostradën Tiranë-Durrës. Policia njoftoi ditën e sotme, se i riu për shkak të plagëve të marra nuk mund t’ia dilte dhe ndërroi jetë në spital.

I riu ndiqte studimet në një universitet privat në Tiranë, i cili ka ndarë edhe një mesazh ngushëllimi.

“Mesazh Ngushëllimi! Me pikëllim të thellë morëm lajmin për humbjen e parakohshme të jetës të studentit tonë Arlis Troplini.

Ndarja nga jeta e Arlisit është një humbje e madhe për familjen e tij, shokët, miqtë dhe për të gjithë familjen e madhe të Universitetit Ëestern Balkans.

Arlisi la një dhimbje të madhe tek njerëzit e tij më të dashur. Shprehim ngushëllimet më të sinqerta për familjen dhe të afërmit e Arlisit. Mendimet dhe lutjet tona janë me ju!”, thuhet në mesazh

Latest articles

Related articles