Deputeti Lulzim Basha, ka publikuar prioritet kombëtare të programit për Turizmin. Në një video të shpërndarë në facebook, Basha thekson se duke ndjekur modelet rajonale do të subvencionohen një pjesë e mirë e fuqisë punëtore në sektorin e turizmit, si dhe do të happen 4 shkolla profesionale me focus këtë sektor.
Një prioritet tjetër sipas tij do të jetë edhe përmirësimi i rrjetit të brendshëm rrugor të infrastrukturës kombëtare duke bërë të mundur edhe vënien në funksion të korridorit Adriatiko-Jonian pa pagesë.
Dy zotimet e tjeta që përmend Basha, është edhe heqja e pagesës në rrugën e Kombit, si dhe mundur rehabilitimin e aksit rrugor Shkodër-Tropojë-Kukës-Dibër-Librazhd-Përrenjas-Pogradec-Korçë-Ersekë-Leskovik-Përmet-Gjirokastër që njihet si unaza lindore kombëtare.
Postimi i plotë i Bashës
Turizmi është prioritet kombëtar në programin tonë:
1.Sipas modeleve më të përparuara rajonale, do të subvencionojmë një pjesë të mirë të fuqisë punëtore në sektorin e turizmit, për periudhën jashtë sezonit, për t’i mundësuar atyre të ardhura gjatë gjithë vitit dhe familjeve të tyre të qëndrojnë në Shqipëri;
2.Do të hapim 4 shkolla profesionale me fokus turizmin;
3.Përmirësojmë rrjetet e brendshme të infrastrukturës kombëtare duke bërë të mundur ndërtimin dhe vënien në funksion të korridorit Adriatiko-Jonian pa pagesë në fund të mandatit të parë qeverisës;
4.Heqim pagesën për çdo makinë në Rrugën e Kombit;
5.Bëjmë të mundur rehabilitimin e aksit rrugor Shkodër-Tropojë-Kukës-Dibër-Librazhd-Përrenjas-Pogradec-Korçë-Ersekë-Leskovik-Përmet-Gjirokastër që njihet si unaza lindore kombëtare.
Zhvillimi i infrastrukturës dhe platforma jonë e taksave të ulëta do të mundësojë që operatorët turistikë, të çliruar nga kosto e lartë e infrastrukturës së dobët dhe nga taksat e larta të qeverisjes qëndrore dhe lokale, të kenë një ofertë turistike konkurruese për rajonin dhe për turistët anembanë botës.



