Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti të ndodhur mëngjesin e sotëm.
Në aksin rrugor Kalivaç-Pogradec, automjeti tip “Benz”, fugon pasagjerësh me drejtues shtetasin A. H., është përplasur me një kamion me drejtues shtetasin E. H.
Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar lehtë, shtetasit S. S., dhe H. S., pasagjerë në furgon, të cilët ndodhen për mjekim në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit