Vrasja në Pogradec ka mërzitur shumë qytetarë sidomos për sjelljen jo profesionale të organeve shtetërore.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Rrumbullaku synoi përmes një konference për shtyp të hiqte përgjegjësinë e Policisë në ngjarje duke thënë se është referuar si ‘vrasje me dashje’ ndërsa prokuroria e ka kualifikuar si ‘vrasje nga pakujdesia’. Ajo që s’na tha Rrumbullaku është përse ka ndodhur ngjarja. Kemi të bëjmë me ‘gjobë’ banditësh apo zënkë banale, se rrahja barbare nuk është shpullë. Kemi të bëjmë me grup apo një i dehur që rreh të tjerë? Këto të shpjegojë Rrumbullaku, kërcënimet t’ia lërë Ramës për dezinformimin. Ai të sqarojë si fillim dezinformimin e Policisë në spital që i thonë familjarëve se ka rënë në rrugë.
Ndërsa Brataj i Urgjencës që thotë se ambulanca shkoi për 7 minuta, më shpejt se në Gjermani, të sqarojë Efi Dhedhes për gjysin e saj, dhe oraret e tjera.
E gjitha kjo është për të ulur tensionin e krijuar mes shtetit dhe qytetarëve të braktisur në mëshirë të kriminelëve.



