Dr. Albana Lufi.
Aknet jane nje shqetesim qe prek me shume se 5 per qind te te rinjve, ndermjet moshes 14 dhe 25-vjecare te te dy sekseve. Por ky eshte nje problem qe mund te paraqitet edhe ne moshen e rritur dhe pse me nje frekuence me te vogel nga mosha 30 deri ne 35 vjec.
Por cfare duhet bere per trajtimin e tyre. Dr.Albana Lufi, Mjeke- Dermatologe-Doktore Shkencash ne Dermatologji ne nje interviste per “Gazeten Shqiptare ” jep te gjitha keshillat e nevojshme per personat, te cilet vuajne dhe stresohen prej pranise se tyre.
Nje numer i madh personash vuajne nga pucrrat apo aknet sidomos ne moshe te re. Realisht cfare jane ato?
Akne ose acne vulgaris e njohur ndryshe ne gjuhen mjekesore, eshte patologji kronike mjaft e shpeshte e adoleshenteve dhe adulteve te rinj dhe karakterizohet nga prania e papulave, pustulave (pucrrat e kuqe me ose pa qelb) ne fytyre, pjesen e siperme te gjoksit dhe ne shpine, si pasoje e prodhimit te tepert te yndyres nga gjendrat yndyrore. Ne pjesen me te madhe te rasteve, akne shfaqen ne moshat 14 deri 25 vjec dhe ne nje perqindje me te vogel pas kesaj moshe.
Cilet jane faktoret qe ndikojne ne shfaqjen e akneve ?
Aknet kontrollohen nga faktore te shumte, nder te cilet mund te permendim trashegimine dhe gjenet si nder me kryesoret. Tendenca per te zhvilluar akne eshte e trasheguar, ashtu si edhe permasat dhe aktiviteti i gjendrave yndyrore. Nese te dy prinderit kane akne, atehere probabiliteti qe femija i tyre te kete akne ne pubertet, eshte 50 per qind. Nje tjeter faktor eshte prodhimi i shtuar i yndyres i induktuar nga stimulimi i hormoneve androgjenike (mashkullore), qe ndikon ne shfaqjen e aknes. Zhvillimi i gjendrave yndyrore dhe niveli i prodhimit te yndyres kontrollohet nga hormonet androgjenike. Gjendrat e yndyres jane te vogla para pubertetit. Ne pubertet nen influencen e androgjeneve (hormoneve mashkullore), gjendrat yndyrore rriten ne madhesi dhe rrisin prodhimin e yndyres. Dhe te fundit mund te rendisim propioniobakterium akne (mikrobi i aknes) dhe inflamacioni, te cilet jane gjithashtu faktore te tjere qe ndikojne ne shfaqjen e aknes.
Cilat jane shenjat klinike te aknes?
Shenjat klinike te aknes, jane te lidhura me gradet e saj. Ne varesi te elementeve klinike dallojme tre forma klinike te aknes. Aknet e grades se pare, ose akne me komedone (me pika te zeza dhe te bardha). Ne kete grade jane te pranishme komedonet (pikat e zeza dhe te bardha) dhe rralle shfaqen pucrrat e kuqe me ose pa qelb (papula dhe pustula). Akne e grades se pare, fillon ne pubertet me lezione ne fillim ne hunde, me pas ne balle dhe faqe. Aknet e grades se dyte ose akne papulopustuloza. Ne kete forme te aknes, krahas komedoneve ose pikave te zeza jane te pranishme dhe pucrra te kuqe me ose pa qelb (papula dhe pustula). Komedonet e inflamuara kthehen ne papula dhe pustula. Nese inflamacioni avancon shume, nga komedonet zhvillohen dhe noduse te dhimbshme. Ecuria ne kete grade te aknes mund te jete e lehte, vetem me disa papula, pustula ose me e shprehur me papula, pustula, noduse te shumta ne faqe, qafe, gjoks, shpine dhe pjesen e siperme te kraheve. Sa i perket akneve te grades se trete ose sic njihen ndryshe konglobata mund te themi se kjo eshte forma me e rende e aknes dhe prek me shume meshkujt se femrat. Paraqitet me komedone, papula, pustula me kruste hemorragjike, noduse te dhimbshme qe bashkohen dhe nxjerrin gjak. Ne kete faze te aknes shfaqen dhe shenja. Lekura e yndyrshme eshte e pranishme ne te gjitha gradet e aknes.
Si trajtohet aknet, cfare duhet te kete parasysh nje person, i cili i has ato fillimisht ne lekure ?
Shpeshhere ne praktiken e perditshme ndeshemi me shprehjen, se aknet jane pucrrat e moshes dhe nuk kane nevoje per trajtim. Akneja shpeshhere shkakton nje stres te konsiderueshem tek personat e prekur dhe kryesisht tek adoleshentet. Trajtimi i aknes vulgaris shkurton kohen e zgjatjes se semundjes, zvogelon ashpersine e saj, eviton mbetjen e shenjave .Gjithashtu permiresimi i aknes redukton stresin qe ajo shkakton. Trajtimi i aknes behet ne varesi te gradeve ose formave te saj. Per trajtimin e aknes se grades se pare perdorim retinoidet lokale (Tretinoine ne forme kremi, xhel, solucioni) ose Benzoyl Peroxyde. Trajtimi i aknes se grades se dyte mund te behet duke perdorur retinoidet lokale ose Benzoyl Peroxyde te shoqeruar me perdorimin e antibiotikeve lokale. Ne antibiotiket lokale perdorim Clindamycinen, Erythromycinen. E keshillueshme eshte dhe perdorimi i acidit azelaik. Ne aknen e grades se trete medikamente te linjes se pare jane: retinoidet lokale dhe antibiotiket orale. Antibiotiket orale, qe jepen nga goja mund te perdoren tetracyklina, Doxacyklina, Minocyklina, Erythromycina. Antibiotiket perdoren gjithmone te kombinuar me retinoidet lokale. Gjithashtu ne kete grade te aknes ne format e acaruara dhe ne rastet kur mjekimet e dhena nuk kane dhene permiresimin e pritur mund te perdorim kontraceptivet orale tek femrat ose izotretinoinen orale, si tek femrat dhe te meshkujt.
Cfare rekomandoni per pacientet me akne?
Pacientet me akne duhet te drejtohen tek mjeku dermatolog dhe jo ne farmaci ose tek estetistet, pasi eshte ai qe do te vendose per skemen e trajtimit te aknes. Mjeku Dermatolog do te vendose per zgjedhjen e kremit ose xhelit per lyerje, te vetem apo te shoqeruar me medikamente te tjera sistemike ne varesi te grades se aknes dhe ndjeshmerise se lekures. Gjithashtu, Mjeku Dermatolog do te jape te gjitha keshillat e nevojshme, se si duhet te kujdeseni