Kush po i blen dhe i mban çmimet të larta? Në 3 muaj u shitën apartamente 350 milionë euro me çanta të zeza

…Në tremujorin e parë të vitit 2024 janë ulur transaksionet e pasurive të paluajtshme por sipas të dhënave të INSTAT vetëm në 3-mujorin e parë të këtij viti transaksionet e përllogaritura në këtë sektor arrijnë në 35.6 miliardë lekë ose rreth 350 milionë euro.

Vlera e transaksioneve është më e larta e regjistruara ndonjëherë në periudhën janar-mars, por është më e ulët se në tremujorin e fundit të vitit 2023, kur shitjet e pronave kapën shifrën mbi 360 milionë euro.

Ndikim në këto vlera të larta shitjesh kanë padyshim çmimet e apartamenteve, ku tashmë një metër katror në periferi të kryeqytetit ka arritur mbi 800 euro, në zonat më pranë qendrës vijojnë nga mbi 1200 euro metri katror deri në 2100 euro metri sipas çmimeve të referencës, dhe në zonat ‘VIP’ ku përfshihet qendra apo ish Blloku një metër katror kushton deri në 5000 euro.

Një tjetër faktor që shton volumin e transaksioneve në këtë industri janë edhe shtetasit e huaj, që blejnë pa negociuar çmimin. Referuar shifrave të Bankës së Shqipërisë, afro 1/3 e pronave në 5-vjeçarin e fundit po blihet nga të huajit.

Ndërkohë në gjashtëmujorin e fundit të vitit të shkuar, 70% e agjentëve imobiliare i janë përgjigjur vrojtimit të Bankës së Shqipërisë duke thënë se apartamentet i kanë shitur me të njëjtin çmim ose deri në 5% më pak.

Latest articles

Related articles