Në fjalën e tij të zakonshme para mbështetësve nga dritarja e shtëpisë, kreu i PD Sali Berisha pas disa muajsh protesta të banorëve të Krujës dhe Fushë Krujës, çuditërisht ka vendosur të flasë për rrugën Thumanë-Kashar.
Në fakt thirrja e Berishës ishte që banorëve të zonës të mos pranojnë ndëshkimin e pamerituar nga rruga e re, gjë që ata po e bëjnë prej kohësh. Ai më tej e ka cilësuar ministren e Infrastrukturës si Lubi Balluku dhe tha se në vend që të zbatojë projektin, ta shndërrojë autostradën në një mirësi për çdo banor të zonës, e ka shndërruar atë në një mallkim, në një ndëshkim për banorët që kanë qindra vite në atë zonë.
Akuzat e Berishës shkojnë deri tek ministrja Balluku e cila padiskutim ka dhe ajo përgjegjësi për këtë, por nuk përmend dot emrin e biznesmenit, Bashkim Ulaj, që është dhe ndërtuesi i kësaj rruge dhe që ka izoluar qytetarët e zonës.