Mbrëmja epike e boksit në Lezhë kulmon me suksesin e Amarildo Bakajt, i cili mposhti me “knockout” për titullin botëror WBO ganezin Jon Mbanugu.
Bakaj ia doli me “Knock-Out” t’i shkaktonte kundërshtarit humbjen e parë në karrierë, pasi kishte 10 fitore dhe asnjë humbje.
Nga ana tjetër Roberto Bakaj ka fituar titullin e “Ibo Continental” pasi mposhti kolumbianin Riascos.
Boskieri shqiptar realizoi 3 “knock-out” rresht në raundin e dytë, para se gjyqtari të mbyllte ndeshjen. Kjo është fitorja e 12 e tij.