Një analizë e veçantë pse Jugu u braktis nga pushuesit

nga Reila Bozdo

Bosh sepse tregu i lirë është koncept që lidhet me konsumatorët. Nuk është dot pronari vetë Zot e vet shkop. Ka mekanizëm dykahësh që vendos: kërkesa dhe oferta.

Fatkeqësia në Shqipëri është se shumica e bizneseve nuk e kanë lidhur fatin e tyre me konsumatorët, por me fondet publike, me skutat e shtetit, me dallaveret kçk që s’kanë asnjë lidhje me sa i pakënaqur është konsumatori. Ata ecin me mendësinë: “Hajde të zhvasim, hajde ti rrjepim”. Madje ka nga ata allasojçit që në dyqanet e tyre të hapura për pastrim parash vënë qëllimisht çmime të larta që të mos u shkelë njeri brenda se u bëhen pis pllakat.

Kjo është një ekonomi false. Një ekonomi fasadë e cila shkërrmoqet brenda minutit nëse bllokohet “ekonomia e kullave dhe lavatriçja e parave”.

Cakto çmime jashtë tregu dhe del ti nga tregu! Është kaq e thjeshtë.
Në Shqipëri edhe pse shkelet parimi ekonomik, jeta e këtyre bizneseve vazhdon, sepse ato përdorin burime të tjera dhe rezistojnë artificialisht, por pamjes bosh nuk ke ç’i bën, ajo flet vetë që konsumatorët të kanë braktisur edhe pse shteti-allishverish është ende me ty.

Latest articles

Related articles