Fron Nahzi, ish drejtor i parë i fondacionit Soros në Tiranë dhe i dëbuar nga shteti shqiptar si ‘agjent rezident’ i shërbimeve serbe ka bërë një EDITORIAL në agjencinë BIRN, të financuar nga Fondacioni Soros, për të bërë pis reformën në drejtësi dhe SPAK.
‘…SPAK është kritikuar për përqendrimi i tij në korrupsion pas përfundimit të një transaksioni, duke lënë pas dore faktin se procesi që çon në këto transaksione është shpesh po aq, nëse jo më shumë, korruptiv. Kjo qasje selektive minon efektivitetin e përpjekjeve kundër korrupsionit, pasi nuk arrin të adresojë shkaqet rrënjësore dhe mekanizmat e korrupsionit brenda sistemit”.
Po përtej politikës dhe mesazhit të ri që Fondacioni Soros na përcolli nëpërmjet Fron Nahzit është e qartë se ky shkrim i tij më tepër se paralajmëroi ndonjë gjë për Edi Ramën, në fakt dekonspiroi dhe shpalosi panikun dhe alarmin e kokave të Fondacionit Soros në Nju Jork e Tiranë, të cilët janë ekspozuar duke mbrojtur disa persona investime të tyre në politikë, posaçërisht PS, që janë pranë prangave.