Wizz Air, linja ajrore më e qëndrueshme mjedisore në nivel global, njoftoi fillimin e sezonit të dytë të programit vullnetar WIZZ Ambasadorët e Qëndrueshmërisë. Duke u bazuar në arritjet e edicionit të parë, e cila ishte nisma e parë e këtij lloji, punonjësit do të vazhdojnë të marrin pjesë në projekte lokale të qëndrueshmërisë, duke promovuar praktikat miqësore ndaj mjedisit dhe duke ndarë njohuri të vlefshme me kolegët.
Pas suksesit të sezonit të parë të programit, Wizz Air zgjodhi tre fitues që vinin nga tre baza të ndryshme, për të shpërblyer punonjësit që arritën përfshirjen më të lartë të punonjësve, numrin më të madh të fushatave edukative dhe organizimin e aktiviteteve të bamirësisë me më shumë ndikim.
Për sezonin e ri i, i cili do të fillojë këtë shtator,, Ambasadorët e Qëndrueshmërisë WIZZ do të zgjidhen nga 15 baza të ndryshme nga i gjithë rrjeti i Wizz Air.
Yvonne Moynihan, Oficere Korporative dhe ESG në Wizz Air, tha: “Ambasadorët e Qëndrueshmërisë WIZZ kontribuojnë ndjeshëm në misionin e Wizz Air për menaxhimin mjedisor dhe ndryshimin pozitiv brenda industrisë së aviacionit. Jemi krenarë për arritjet e Ambasadorëve gjatë sezonit të parë, të cilët demonstruan pasion, përkushtim dhe një angazhim të sinqertë për të rritur ndërgjegjësimin për çështjet e qëndrueshmërisë mjedisore dhe sociale në të gjithë rrjetin e Wizz Air. Të udhëhequr nga rezultatet e tyre, jemi të emocionuar të njoftojmë nisjen e sezonit të dytë të programit të Ambasadorëve të Qëndrueshmërisë WIZZ për të angazhuar dhe frymëzuar njerëzit tanë të mrekullueshëm për të synuar një të ardhme më të gjelbër në aviacion. Kjo nismë thekson fokusin që kompania ka te njerëzit, e cila zë një vend të rëndësishëm në Strategjinë tonë të Qëndrueshmërisë, duke përfshirë në mënyrë aktive punonjësit dhe komunitetet tona për të inspiruar veprimtarinë. Rrugëtimi drejt emetimeve zero është kolektiv dhe përfshin të gjithë aktorët e ekosistemit të aviacionit. Çdo përpjekje e vogël kontribuon në qëllimin tonë të përbashkët për një të ardhme më të gjelbër.”