Kjo është mosha e duhur për t’i dhënë fëmijës tuaj një smartphone

Kjo është mosha e duhur për t’i dhënë
Shumë prindër në mbarë botën shfaqen të shqetësuar se kur duhet t’u japin fëmijëve të tyre një smartphone, ndërkohë të dhënat shkencore, po tregojnë se përdorimi i “telefonëve inteligjentë”, mund të ketë efekte negative në shëndetin mendor të fëmijëve.

Një studim i Sapien Labs i botuar vitin e kaluar, i cili përdori të dhëna nga 27,969 persona të moshës 18-24-vjeç nga 41 vende të botës, tregoi se shëndeti mendor i të rinjve lidhej me përdorimin e smartphone. Pra, sa më i vogël ta kishte përdorur, aq më të përkeqësuar e kishe atë.

Studimi zbuloi se rreth 74% e vajzave që kishin përdorur një smartphone në moshën 6-vjeçare, thanë se ndiheshin të trishtuara ose të stresuara. Një përqindje e tillë ra në 52% për ata persona që e kishin përdorur smartphone-in e parë në moshën 15-vjeçare.

Kurse për meshkujt, 42% e atyre që kishin përdorur një smartphone në moshën 6-vjeçare, thanë se përjetonin trishtim dhe presion, ndërsa ata që e kishin përdorur një të tillë në moshën 18-vjeçare, kjo përqindje ra në 36%.

Megjithatë, telefonat inteligjentë janë shndërruar në një element thelbësor për jetën e fëmijëve, në një botë gjithnjë e më të dixhitalizuar, ku shumë prindër vendosin t’i pajisin me telefon fëmijët me qëllimin për të gjurmuar lëvizjet e tyre dhe gjithashtu, për të qëndruar në kontakt me ata, kur largohen nga shtëpia.

Propozimet e studiuesve

Zach Rausch, një studiues në Stern School of Business të Universitetit të Nju Jorkut, tha se është v e rëndësishme që telefonat inteligjentë të mbahen larg moshave të vogla. Ai rekomandon që përdorimi i smartfonëve të shtyhet deri në moshën 14-vjeçare dhe rrjetet sociale deri në 16 vjeç. Idealisht, sipas tij, do të ishte të zbatohej për të gjitha nivelet e arsimit deri në shkollën e mesme, ndalimi i celularëve në shkollë.

Çfarë thonë organizatat dhe akademikët

Lëvizjet dhe organizatat në mbarë botën që mbështesin vonesën në dhënien e telefonave inteligjentë për fëmijët po fitojnë vazhdimisht terren. Fëmijëria pa telefona inteligjentë në Britani – që u themelua pas një postimi “aksidental” në rrjetet sociale u bë virale në muajin shkurt dhe tani ka gati 70,000 ndjekës në Instagram në mbarë botën. Megjithatë, disa akademikë dhe shkencëtarë, ende nuk janë të bindur për lidhjen shkakësore mes telefonave inteligjentë dhe shëndetit të dobët mendor..

Shkolla e mesme është çelësi

Për Rausch, moshat e rekomanduara 14 vjeç për telefonat inteligjentë dhe 16 vjeç për mediat sociale janë të rëndësishme për dy arsye kryesore: Adoleshenca e hershme karakterizohet nga pasiguria dhe mbindjeshmëria, të cilat në vetvete e bëjnë këtë periudhë të vështirë. Për më tepër, në moshën 12 deri në 13 vjeç, vërehet shkalla më e lartë e ngacmimit, kështu që vonimi i përdorimit të smartfonit parandalon amplifikimin e mëtejshëm të problemit. Kufijtë e moshës janë tregues dhe karakterizohen nga studiuesit si të arsyeshëm dhe si bazë, për të përjashtuar fenomenin që gjithnjë e më shumë fëmijë 6 apo 10 vjeç të kenë smartfonin e tyre.

Latest articles

Related articles