Lea Ypi pranohet si anëtare e Akademise Britanike te Shkencave

spot_img
Advertisements

Botuesja e saj në shqip Arlinda Dudaj ka shpërndarë në rrjetet sociale lajmin me urimin për pedagogen e LSE dhe autoren e saj: Jam shumë e lumtur, thellësisht krenare gjithashtu që shkrimtarja jonë shqiptare Lea Ypi (edhe një mike e çmuar po ashtu) u bë dje anëtare e Akademise Britanike te Shkencave, një nga akademitë më prestigjioze në botë. Një vend i merituar, një majë shumë e lartë, shumë vështirë e arritshme. Por që Lea e ka merituar natyrshëm me punën e saj të palodhur, me mendjen e ndritur dhe modestinë që rrallë e gjen te njerëz të nivelit të saj. Sot është një festë edhe për mua, për @botimedudajofficial e gjithë botuesit e saj nëpër botë, dhe sidomos për çdo lexues që ka lexuar dhe adhuruar librat e Lea Ypit!

spot_img

Latest articles

Related articles